LAJMI I FUNDIT:

Kosova më e mira në rajon për kthim të kredive

Kosova më e mira në rajon për kthim të kredive

Pavarësisht krizës ekonomike globale, sistemi bankar në Kosovë mbetet stabil dhe i qëndrueshëm, e po ashtu edhe kthimi i kredive është në nivele të kënaqshme. Numri i kredive të këqija në Kosovë është më i vogëli në krahasim me vendet e rajonit, ai në periudhën nëntëmujore ka shënuar një rritje kanë bërë të ditur zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Edhe pse zyrtarët e bankave nuk e pranojnë një gjë të tillë, ata kanë thënë se kthimi i kredive është i mirë.

Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Besnik Kada ka bërë të ditur se numri i kredive të këqija në periudhën nëntëmujore të vitit 2009 ka shënuar rritje.“Gjatë kësaj periudhe është shënuar një rritje relativisht e vogël e kredive të këqija. Mund të theksoj se Kosova tutje është vendi që ka shkallën më të ulët të kredive të këqija”, ka treguar Kada.

Ndërkaq, drejtori gjeneral i ProCredit Bank, Philip Sigëart ka thënë për, se banka të cilën e drejton ai nuk ka pasur rritje të kredive të këqija, për kundër krizës ekonomike globale që ka qenë në vitin 2009.

“ProCredit Bank nuk ka pas rritje të kredive të këqija gjatë këtij viti, cilësia e portfolios së kredive në ProCredit Bank, mbetet shumë e mirë”, ka theksuar Sigëart.


Kurse Iliriana Tahiraj nga Raiffeisen Bank ka thënë se kreditë e këqija në Raiffeisen mbeten brenda normave të tolerueshme. Sipas saj banka vazhdon ta menaxhojë me kujdes portfolion e kredive, ku ka kontakte të vazhdueshëm me klientët dhe përcjellin vazhdimisht aktivitet e tyre të biznesit. “Me qëllim që të sigurohet menaxhimi sa më i mirë i riskut nga rritja e mundshme e kredive të këqija, Raiffeisen Bank ndan fonde të caktuara. Raiffeisen Bank në Kosovë, ka një numër të kredive të këqija e cili vazhdon të jetë brenda normave të tolerueshme”, ka pohuar Tahiraj.

Edhe Virtyt Gacaferri, zyrtari për media në “TEB BANK”, ka thënë se numri i kredive të këqija në TEB, gjatë nëntëmujorit të vitit 2009, ka qenë nën mesataren e tregut.

“TEB-i mbanë kreditë e këqija nën 1 për qind ose nën mesataren e tregut bankarë në Kosovë dhe kjo situatë ende vazhdon në bankën tonë”, ka bërë të ditur Gacaferri.

Pavarësisht problemeve ekonomike, lëshimi i kredive ka qenë i kënaqshëm, niveli i kredive të lëshuara nga bankat në Kosovë është i njëjtë me vitin e kaluar.

Drejtori i ProCredit Bank, Philip Sigëart, ka thënë se banka ka pranuar numër të mjaftueshëm të kërkesave për marrjen e kredive dhe po nuk është parë ndonjë rënie për të zvogëluar ritmin e punëve për kredi..

“Në përgjithësi numri dhe shuma e aplikacioneve për kredi të pranuara nga ProCredit Bank është shumë stabile, kërkesa për kredi është përafërsisht në nivel të njëjtë sikurse ka qenë vitin e kaluar”, është shprehur Sigëart.

Ndërsa Iliriana Tahiraj nga Raiffeisen Bank është shprehur se nuk ka rënie të theksuar të interesit për marrjen e kredive. Ajo ka treguar se gjatë 2009 Raiffeisen Bank në Kosovë ka pranuar një numër të madh të kërkesave për kredi nga ana e individëve dhe mikrobizneseve.

“Nëse i referohemi bizneseve të mëdha, ato kanë qenë më të kujdesshme sa i përket investimeve gjatë kësaj periudhe dhe bashkërisht kemi përcjellë për së afërmi zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Tahiraj. Ajo ka treguar se deri në fund të shtatorit, Raiffeisen Bank ka pasur një portfolio të kredive prej 368 milionë eurosh.

Kurse Virtyt Gacaferri nga Teb Banka ka thënë se ata kanë shtim të interesit për marrjen e kredive. “Totali i kredive të lëshuara të TEB-it është pak nën 70 milionë euro, përderisa vitin e kaluar e kemi mbyllur me 35 milionë euro kredi të lëshuara”, ka bërë të ditur Gacaferri, duke shtuar se struktura e kredimarrësve mbetet e përzier, por dominon biznesi.

Nga ana tjetër, Besnik Kada nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka thënë për “Ekobiznesin” se trendi i lëshimit të kredive nga ana e bankave komerciale gjatë këtij vitit 2009 ka qenë me ritme pozitive.

“Dua të potencoj se ka pasur në vazhdimësi rritje të kredive, por edhe rritje të depozitave, mirëpo kjo rritje është më e ulët sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, është shprehur ai.

Kada ka bërë të ditur se sistemi bankar po vazhdon të gjenerojë rritje në dhënien e kredive dhe depozitimit të mjeteve. Ai ka treguar se gjatë nëntëmujorit bankat kanë lëshuar rreth 110 milionë euro kredi, ku dominojnë në përqindje të lartë kreditë për biznese.(Ekobiznesi)

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori