LAJMI I FUNDIT:

Thyhet dhe demolohet arka e KEK-ut në Podujevë

Thyhet dhe demolohet arka e KEK-ut në Podujevë

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën, persona të pandërgjegjshëm kanë thyer dhe demoluar arkën e KEK-ut dhe kanë rrahur arkëtarin në qytetin e Podujevës.

Sipas informatave që i posedon korporata bëhet fjalë për konsumatorë të frustruar, të cilët janë shkyçur nga rrjeti elektrik si pasojë e mospagesës. “KEK dënon fuqishëm këtë akt vandal dhe kërkon nga organet e rëndit dhe të drejtësisë që të vejnë drejtësinë në vend, pra fajtorët të marrin dënimin e merituar”, thuhet në një komunikatë të KEK-ut.

“Kohën e fundit po përhapen spekulime se KEK-u po e diskriminon këtë apo atë rajon. KEK sh.a. sqaron se nuk po e diskriminon asnjë konsumator në asnjë cep të vendit, por po i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë, pa dallim lokaliteti, race, gjinie apo feje”, theksohet në komunikatë.

Ky trajtim, siç shpjegohet më tej, bazohet kryekëput në funksionin dhe qasjen komerciale ndaj konsumatorëve. “Menaxhmenti aktual i KEK-ut është i vendosur që ta rregullojë përfundimisht korporatën, në mënyrë që të krijohet vetëqëndrueshmëria financiare, sikurse furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike”.


“Ka përmirësime të jashtëzakonshme gjatë dy viteve të fundit. Këto trende tregojnë qartë se rregullimi i KEK-ut është gjithnjë e më i afërt. Por, trasimi i kësaj rruge është i dhimbshëm për konsumatorët e pandërgjegjshëm që nuk paguajnë faturat, apo që e keqpërdorin energjinë elektrike. KEK nuk do të ndalet para presioneve apo shantazheve të tyre. Zotimi i korporatës është i qartë dhe i palëkundur: ata që paguajnë dhe nuk e keqpërdorin energjinë elektrike do ta kenë atë, ata që nuk paguajnë dhe e keqpërdorin nuk do të kenë”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori