Njëri ndër shërbimet më të përdorura në vendet e zhvilluara së fundi ka filluar të përdoret shumë edhe nga klientët e bankave në Kosovë Zyrtarë të bankave në Kosovë, kanë pohuar se është në rritje përdorimi i shërbimit e-banking.
Prishtinë, 20 nëntor –. Zyrtarë të bankave kanë thënë për gazetën se dita ditës ka rritje të përdorimit të shërbimit e-banking.
Zyrtarja për media nga Raiffeisen Bank në Kosovë, ka thënë për gazetën se shërbimi bankar elektronik apo shërbimi e-banking ofrohet nga Raiffeisen Bank prej vitit 2006.
“Kemi shërbimin për biznese – Off Line, për individë -web
si dhe platformën SMS banking”, ka pohuar ajo. Sipas Tahirjat numri i klientëve që e shfrytëzojnë atë është në rritje të vazhdueshme.
“Kemi rritje të përdorimit të e-banking në transaksionet e kryera”, ka thënë ajo. Duke shtuar se ky shërbim ofron siguri, fleksibilitet dhe efikasitet. “Me shërbimin e-banking, klientët përveç se mund të bëjnë kontrollimin e bilancit të llogarisë së tyre dhe rishikimin e bilancit të llogarisë ata mund të bëjnë edhe ekzekutimin e pagesave vendore dhe ndërkombëtare”, ka theksuar ajo.
“Me e-banking të Raiffeisen mund të bëhen pagesat për shërbimet komunale siç janë ato për energjinë elektrike dhe telefoninë fikse.
“Bashkëpunimi i fundit i Raiffeisen Bank dhe IPKO-n ka të bëjë me VISA kartelën me parapagim që është një mundësi mjaft e mirë sidomos për të rinjtë të cilët nuk kanë llogari bankare”, ka deklaruar ajo.
Kurse zëdhënësi i TEB bankës në Kosovë, Virtyt Gacaferri, i ka thënë gazetës se ka mjaft kërkesa për e-banking, por veçohen bizneset të cilave e-banking ju kursen shumë kohë dhe para.
“E-banking i TEB është shumë i avancuar dhe ka specifika të veçanta të cilat mundësojnë shpërndarjen e rrogave në mënyrë automatike nga një faqe excelli”, ka pohuar ai. Sipas tij klientët e TEB bankës shfrytëzojnë e-banking për transfere por edhe për të gjitha operacionet tjera.
“Shumica e klientëve tonë të biznesit kanë e-banking, kurse sa i përket e-banking për individ TEB ende nuk e ka lansuar këtë produkt por kërkesa për të është mjaft e madhe dhe para përfundimit të këtij viti klientët e TEB do ta kenë e-banking”, ka theksuar ai. Gacaferri është shprehur se klientela e TEB bankës ka kërkesa për produkte të avancuara dhe produktet tona të reja janë të suksesshme dhe të kërkuara nga klientët. “TEB SMS Mbushje produkt i lansuar nga TEB dhe PTK para dy jave ka kaluar të gjitha parashikimet e suksesit, TEB si përgjigje ndaj kërkesave të klientëve dhe nevojave të tregut do të vazhdojë të ofrojë shërbime unike të avancuara”, ka pohuar ai.(Epoka e Re)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFondi Sovran ende në Kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve