LAJMI I FUNDIT:

PTK mundësoi lidhje të drejtpërdrejtë në ditën e zgjedhjeve

PTK mundësoi lidhje të drejtpërdrejtë në ditën e zgjedhjeve

Posta dhe Telekomi i Kosovës, gjegjësisht Telekomi i Kosovës e ka bërë të mundur lidhjen për transmetimin e drejtpërdrejtë (Live)të video sinjalit në ditën e zgjedhjeve, për tri televizionet kombëtare: RTV21, KTV dhe Klan Kosova. Projekti është treguar shumë i suksesshëm dhe është realizuar pa asnjë problem.

Tri institucionet televizive janë shprehur shumë të kënaqur me cilësinë e shërbimit, me ç‘rast në asnjë moment nuk janë përballur me probleme.

“Dita e zgjedhjeve ishte sukses i plotë për KTV-në sa u përket transmetimeve të drejtpërdrejta. Kohavizion, ju falënderon përzemërsisht për shërbimin profesional, e sidomos për përkrahjen e këtij projekti nga ana e të gjithë të involvuarve. Shpresojmë dhe e presim me kënaqësi bashkëpunimin tonë edhe në të ardhmen”, është shprehur Arsim Ilazi, përgjegjës për IT në Grupin medial Koha.

Pozitivisht dhe shumë të kënaqur janë shprehur edhe përgjegjësit teknikë të RTV 21 dhe Klan Kosova.


“Bashkëpunimi i ynë me PTK-në rreth linjave të transmetimit për ditën e zgjedhjeve rezultoi shumë i suksesshëm. Me këtë rast, në emër të Departamentit të Teknikës së RTV21, u shprehë falenderim për bashkëpunimin shumë korrekt dhe profesional”, është shprehur Xhevdet Gashi nga RTV21.

Në anën tjetër, edhe televizioni Klan Kosova është shprehur i kënaqur me mundësimin e lidhjeve të drejtpërdrejta nga PTK, ndonëse për këtë televizion kjo ishte hera e parë e paraqitjes së drejtpërdrejtë në ekran.

“Falë realizimit të përsosur, të pa ndërprerë dhe pa asnjë pengesë të këtyre lidhjeve me qytete, ne jemi shumë mirënjohës për realizimin e lidhjeve si dhe për pritjen e ngrohtë dhe profesionale që e kemi hasur nga ana e stafit të PTK-së, si në ndërtesën kryesore ashtu edhe nëpër të gjitha pikat e tjera në Kosovë”, ka deklaruar Liridon Bahtijari, Kryesues i IT-së në Klan Kosova.

PTK, gjithashtu shprehë kënaqësinë për bashkëpunimin e suksesshëm me tri institucionet televizive kosovare, ndërkohë që e çmon lartë punën e të gjithë punonjësve të PTK-së, të cilët me punën e tyre profesionale ndihmuan në realizimin e suksesshëm të raportimit gjatë ditës së zgjedhjeve. /Telegrafi/