LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia globale, pa mbështetje tek konsumatorën amerikan

Ekonomia globale, pa mbështetje tek konsumatorën amerikan

Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner, thotë se ekonomia globale nuk duhet të mbështetet më tek konsumatorët amerikan për të nxitur rritjen.Ai tha se amerikanët po kursejnë më shumë dhe se administrata e presidentit Obama po përqendrohet në reduktimin e defiçitit federal.

SHBA, 19 nëntor – Gjatë një seance para Komisionit të Senatit Amerikan për Mardhëniet me Jashtë, zoti Gajtner tha se që të menjanohen kriza të ardhëshme, vendet duhet të punojnë së bashku për të ribalancuar ekonominë globale.

Sekretari Gajtner tha se lëvizja nga një ekonomi globale të bazuar në kërkesat e Amerikës drejt një ekonomie të bazuar në kërkesat globale është krtike për të reduktuar papunësinë në Amerikë dhe rritjen e pagave për klasën e mesme në vend.

Sekretari Amerikan i Thesarit, Gajtner, tha se në fillim të vitit bota u përball me mundësinë reale të një depresioni të madh dhe kollapsit financiar. Ai tha se administrata e presidentit Obama kishte punuar nga afër me partnerët e G-20 për të adaptuar një kundërpërgjigje të fortë, e cila tha ai, ka shuar zjarrin.


Gajtner tha se bota tani po ecën drejt një periudhe rimëkembje por bëri thirrje për një kërkesë të balancuar globale që të mund t’i japë ekonomisë botërore themele sa më të forta.