LAJMI I FUNDIT:

Përfundon “Java e biznesit kosovar”

Përfundon “Java e biznesit kosovar”

"Java e biznesit kosovar 2009" nga zyrtarë të Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) dhe Qeverisë së Kosovës u cilësuan si shumë të suksesshme. Kryetari i AKB-së Agim Shahini në darken e mbyllës së këtij aktiviteti tha se gjatë prodhuesit vendor gjatë këtyre ditëve kanë kontakte mbi 80 mijë konsumatorë. Ndërsa kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, edhe njëherë konfirmoi mbështetjen e qeverisë për biznesin vendor.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, që është edhe organizator i këtij aktiviteti, tha se qëllimi "Javës së biznesit kosovar" ishte promovimi i ekonomisë vendore,nxitja e konsumatorit për konsumim të këtyre produkteve, nxitja e prodhuesve për ngritjen e cilësisë si dhe nxitja e vendimmarrësve për ta avancuar zhvillimin ekonomik vendor.

"Ky qëllim është arritur në 20 komuna të Kosovës, gjatë këtyre javëve të karvanit të produkteve vendore", ka thënë Shahini. AKB dhe prodhuesit, sipas tij gjatë këtyre javëve, kanë pasur kontakte me mbi 80 mijë konsumatorë, ku janë shprehur edhe kërkesat e tyre në drejtim të prodhuesve vendore për ngritje të cilësisë. Shahini, po ashtu falënderoi edhe Qeverinë për përkrahjen të cilën i ka dhënë biznesit vendor, për hapat të cilat i ka ndërmarrë në avancimin e politikave fiskale. Ai gjithashtu iu bëri thirrje konsumatorëve për konsumim të produkteve vendore, pasi që ato janë kualitative dhe ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë së vendit. Ndërsa kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, edhe njëherë konfirmoi mbështetjen e qeverisë për biznesin vendor.Ai po ashtu tha se Qeveria, ministritë përkatës dhe gjithë mekanizmi institucional shtetëror janë të orientuar për thëllimin e partneritetit me komunitetin e biznesit, partneritet ky që ka për qëllim krijimin e kushteve shumë më të favorshme për biznes, avancimim e prodhimeve vendore dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit. Në përmbyllje të këtij ativiteti, Shahini i dha një mirënjohje kryeministrit të Kosovës si dhe institucioneve tjera, të cilat e kanë mbështetur këtë aktivitet. Javët e biznesit kosovar 2009 për herë të parë janë mbajtur nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, në mbështetje të MEF, MTI-së dhe Ministrisë së Punës dhe mirëqenies sociale. Në këtë javë kanë marrë pjesë mbi 75 kompani dhe mbi 100 produkte.