Komiteti drejtues i projektit të Termocentralit “Kosova e Re “, në mbledhjen e mbajtur ku kanë marrë të gjithë anëtarët e komitetit vendore dhe ata të institucioneve ndërkombëtare, ka diskutuar për shumë çështje të cilat kanë të bëjnë me këtë projekt si dhe mundësinë e rishpalljës së tenderit
Ministrja e Energjisë dhe Minierave (MEM), Justina Pula-Shiroka, tha se si pikë e rëndësishme e diskutimit ka qenë situata aktuale e projektit, analiza e shumë opsioneve sa i përket projektit “Kosova e re”, përzgjedhja e opsioneve si dhe mundësia për të rishpallur këtë projekt. Ministrja Pula – Shiroka ka potencuar disa arsye për të cilat ka ardhur deri tek vendimi për rishpallje të tenderit. Sipas saj njëra ndër arsyet është edhe situata financiare globale si dhe mundësitë që kanë të bëjnë me ngrohjen globale.
Në këtë projekt për të cilin kanë ofertuar katër konsorciume, dy nga ta janë larguar dhe në garë kanë mbetur vetëm dy konsorciume.
Minstrja Pula tha se një konsorcium është paralajmëruar që të vazhdojë garën, ndërsa konsorciumi tjetër është ende në diskutim. Largimi i këtyre dy konsorciumeve sipas saj ka qenë kryesisht kriza financiare dhe orientimi i strategjive dhe politikave të tyre në vendet tjera. Ministra ka potencuar se sipas ligjeve aktuale të cilat janë në fuqi, edhe me dy konsorciume ka pasur mundësi të vazhdohet gara, mirëpo për shkak të situatës aktuale, konkurrencës dhe opsioneve më të mëdha dhe më të mira, është menduar se duhet të rishpallet ky projekt. Konsorciumet të cilat kanë mbetur në garë, sipas saj edhe më tutje do të vazhdojnë, ndërsa do të bëhet edhe një ftesë për investitorët apo ofertuesit të cilët dëshirojnë të marrin pjesë.
“Konsorciumet që janë në garë mbesin në garë, dhe se kjo është bërë për shkak të krizës financiare, kështu që kemi qenë deri diku të detyruar t’i bëjmë opsionet me të përshtatshme me politikat aktuale në botë”, tha ajo. Sipas ministres Pula, në dhjetor do ta bëhet shprehja e interesit për tërheqje të investitorëve apo ofertuesve, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në garë në këtë projekt. Ndërsa nga mesi i janarit, sipas saj do të mbahet një konferencë me investitorët e ri dhe se deri në fund të janarit do të përmblidhen konsorciumet të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e këtij projekti, ndërsa nga mesi i shkurtit do të jetë tenderi i cili do të iu ofrohet ofertuesve. “Në shkurt menjëherë do të ketë të definuar projektet dhe besoj se do të iu nevojitet tre muaj ofertuesve të përgatiten”, tha ajo. Ndërsa Përfaqësuesi i Bankës Botërore Ranit Nayak, tha se ata kanë diskutuar mënyrën se si të shkohet përpara në kontestin e balancimit të krizës dhe në ndryshimet e tenderimit të projektit të Kosovës së Re. “Kemi diskutuar për ide të reja që shumë prej tyre kanë pasur të bëjnë me idetë e reja dhe kemi selektuar procesin për më shumë investitorë, që do të mund të ishin të interesuar për projektin dhe projekti është i mbyllur”, ka pohuar Nayak. Me projektin e ri kapacitetet e termocentralit “Kosova e Re” do të jenë 1000 MW.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFondi Sovran ende në Kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve