Posta e Kosovës, ka nënshkruar të hënën,një marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Maqedonisë, nëpërmes së cilës mundësohet shkëmbimi i EMS dërgesave apo postës së shpejtë nga të dy vendet.
Marrëveshja ofron shërbime specifike për nevojat e të dy Postave.
“Posta e Kosovës, Njësi Biznesi e PTK sh.a. dhe unë personalisht kemi kënaqësinë ta vazhdojmë bashkëpunimin me Postën e Maqedonisë në shkëmbimin e EMS dërgesave – postës së shpejtë, gjë që do të ndikojë pozitivisht në përmbushjen e kërkesave të klientëve tanë dhe do t’i hap dyert e bashkëpunimeve të reja edhe në të ardhmen”, ka thënë Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Shyqyri Haxha, me rastin e nënshkrimit të kontratës.
Njëherësh, kjo marrëveshje do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e të hyrave të Postës së Kosovës, që është edhe synim i Menaxhmentit.
Drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Ejup Rustemi, ka thënë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për ndërmarrjen të cilën ai e drejton si dhe për klientët e saj.
“Arritja e kësaj marrëveshjeje është hap në trendin e bashkëpunimit midis PTK-së dhe Postës së Maqedonisë, duke mundësuar në këtë mënyrë krijimin e rrethanave më të favorshme për konsumatorët tanë”.
Kjo marrëveshje bëhet në kuadër të angazhimeve të Postës së Kosovës që të zhvillojë shërbimin postar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Fondi Sovran ende në Kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
"Më shtrenjtë se në Amerikë", qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve