LAJMI I FUNDIT:

Rikonstruktohen 5 ura në magjistralen Prishtinë- Shkup

Rikonstruktohen 5 ura në magjistralen Prishtinë- Shkup

Duke filluar nga dita e martë (10.11.2009) e deri në ditën e enjte (12.11.2009), automjetet të cilat qarkullojnë në këtë drejtim, do të jenë të detyruara të kalojnë përmes rrugës ndihmëse, e cila do të shërbejë si alternativë për qarkullimin e automjeteve, të cilat qarkullojnë në këtë drejtim. Deri më tani, nga ekspertët është vlerësuar se komunikacioni mund te devijohet në rrugën ndihmese (by-pass) dhe qarkullimi mund të zhvillohet pa probleme. Me këtë rast, duke filluar nga data 16.11.2009 e deri me datën 16.08.2010, konsorciumi Vegrad Hidroterm do të zhvillojë punimet për rikonstruimin e urave Nr. 41, 42, 44, 45 dhe 46 në rrugën M2.

Sipas ministrise, riparimi do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal të Kosovës. Magjistralja M2 është shumë e ngarkuar, andaj është qenësore që ajo t’i përmbushë standardet e nevojshme për funksionimin e saj.

Projekti i riparimit poashtu sipas ministrise është në harmoni me standardet evropiane për trafik të ngjeshur dhe me standardet evropiane relevante ushtarake.

Projekti është financuar nga Komisioni Evropian, respektivisht zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian, në Prishtinë.


"Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, konsorciumi Vegrad Hidroterm do të fillojë fazën parapërgaditore për rikonstruimin e urave Nr. 41, 42, 44, 45 dhe 46 në rrugën M2, të cilat cilat janë pjesë e rrugës Prishtinë – Han i Elezit, që ndryshe njihet si rruga M2", perfundon komunikata./telegrafi/