LAJMI I FUNDIT:

TEB SMS mbushje tejkalon parashikimet

TEB SMS mbushje tejkalon parashikimet

Produkti TEB SMS Mbushje që mundëson blerjen e mbushjeve nëpërmes SMS-së ka tejkaluar të gjitha parashikimet e shitjes dhe përdorimit pasi në afat prej 20 ditësh mbi 4000 kosovarë janë regjistruar për këtë produkt.

Interesimi i madh për këtë shërbim tregon se produkti është i qëlluar dhe se tregu ka pasur nevojë për një gjë të tillë.

“TEB do të vazhdojë të sjellë në Kosovë produkte të reja unike dhe më të avancuara se konkurrenca”, ka thënë Alp Yilmaz, Drejtor i Përgjithshëm i TEB Sh. A.

“Produktet e këtilla dhe shërbimi i mirë janë dy pikat kryesore që TEB ofron në tregun bankarë në Kosovë dhe këto janë edhe avantazhet e bankës tonë nga bankat tjera”, ka shtuar ai.


TEB Sh. A. është hapur në Kosovë në janar të vitit 2008 dhe për një kohë të shkurtër ka arritur që të sigurojë një portfolio mjaft të mirë dhe të ofrojë në treg produkte unike bankare siç është Starcard.

TEB ka 100 milion euro depozita dhe rreth 70 milion kredi të lëshuara, banka shërben mbi 50 mijë klientë, dhe ka një rrjetë të gjerë të aparateve për pagesë në më shumë se 1000 biznese të ndryshme në tërë Kosovën.

TEB Sh. A. është pjesë e brendit të mirënjohur bankarë turk TEB përkrahur nga fuqia ndërkombëtare e BNP Paribas, një nga bankat më të sigurta në botë sipas Global Finance.