LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria godet pasuritë e dyshimta

Bullgaria godet pasuritë e dyshimta

Qeveria bullgare ka propozuar një ligj të ri, që do të autorizojë konfiskimin e gjithanshëm të aseteve të poseduara ilegalisht në një iniciativë për të thyer organizatat e fuqishme të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ministrja e drejtësisë Margarita Popova, tha se ligji do të ishte arma kyçe e qeverisë së re të qendrës së djathtë, që erdhi me zgjedhjet e korrikut, për të luftuar korrupsionin dhe për të evituar penalizimet nga Bashkimi Europian.

Dështimi në demonstrimin e rezultateve deri në korrikun e vitit që vjen, kur Brukseli pritet të vlerësojë progresin e vendeve të varfra anëtare, mund të rrezikojë që Bullgaria të humbasë mundësinë e ndihmave prej 11 miliardë eurosh ($16.48 miliardë) të premtuara deri në vitin 2013.

"Me këtë ligj, qeveria do të shfaqë vullnetin e saj të pakundërshtueshëm për luftimin e korrupsionit dhe … gjithashtu mund t’u përgjigjemi kritikave të Bashkimit Europian se Bullgaria duhet të trajtojë problemet e pasurive të pa dokumentuara",- tha Popova në një konferencë shtypi.


Legjislacioni i ri, i mbështetur nga qeveria, por që ende duhet të marrë aprovimin formal e më pas të dërgohet në parlament, do të zëvendësojë atë ekzistues për konfiskimin e aseteve të marra në pronësi ilegalisht, i cili është kritikuar gjerësisht si tejet i butë dhe infektiv.

Brukseli, i cili vitin e kaluar ngriu miliona euro në ndihma nga BE për Sofjen, për arsye të manipulimeve, kishte thënë se kushtet për ngrirjen e aseteve ishin shumë të kufizuara dhe ato ishin në raport me masën e realitetit të krimit në Bulgari.

Sipas ligjit aktual, komisioni i anti-krimit mund të ngrijë pronat e njerëzve kur ata janë nën hetim nga prokurorët për krime të ndryshme, dhe konfiskimi i aseteve bëhet nëse ata shpallen fajtorë.