LAJMI I FUNDIT:

Kuba redukton vendet e punës në bujqësi

Kuba redukton vendet e punës në bujqësi

Rreth 90 mijë punëtorë bujqësorë në Kubë do të mbeten pa punë apo do të jenë të risistemuar, si rezultat i vendimit të Ministrisë së Bujqësisë që të ristrukturojë apo të reduktojë një pjesë të fuqisë punëtore.

“Do të zvogëlohen thuajse 10 për qind e fuqisë punëtore me qëllim që të rriten të ardhurat dhe efikasiteti në prodhimtari. Në këtë drejtim 2.000 prej 7.300 punëtorëve të kualifikuar në pjesën e ekonomisë rurale do të risistemohen në shërbimet komunale.

Rekomandimet e këtilla të Ministrisë tashmë janë duke u zbatuar në 17 kompani të mëdha në Havanë dhe të njëjtat japin rezultate të shkëlqyeshme, lajmëruan nga Ministria.

“Fitohet përshtypje se pas pakënaqësive fillestare, masat e këtilla po hasin në pranim dhe mirëkuptim te punëtorët”, sqaroi zëvendësministri i Bujqësisë, Alberto Naranho.