LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje për bashkëpunim me Doganën Franceze

Marrëveshje për bashkëpunim me Doganën Franceze

Dogana e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim me Doganën Franceze. Marrëveshja është nënshkruar nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës se Republikës se Kosovës z. Naim Huruglica dhe Drejtorit te Përgjithshëm te Doganës se Republikës se Francës z. Jerome Fournel, dhe ka si qellim ngritjen e bashkëpunimit ne mes te dy Institucioneve, si ne fushën e shkëmbimit te të dhënave po ashtu edhe në fushën e shkëmbimit te eksperiencave.

Kjo marrëveshje po ashtu besohet se do te ndihmoj ne lehtësimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve, duke ju mundësuar bizneseve nga te dyja vendet lehtësira gjate aplikimit te procedurave doganore.

Kjo për Doganën e Kosovës është marrëveshja e dyte ndërkombëtare e nënshkruar ne fushën e Doganave, pas asaj me Shqipërinë, kurse ne proces te negocimit janë edhe 18 marrëveshje tjera, me vendet partnere tregtare me Kosovën.

Si pjese e këtij procesi negociues me vendet partnere në afarizmin e jashtëm nje delegacion i Doganës së Kosovës gjatë javës së kaluar (5 nëntor 2009) në krye me Drejtorin e Përgjithshëm gjithashtu pati takime në Ljublanë të Sllovenisë ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Sllovene, z.Rajko Skubic me bashkëpunëtorë. Edhe në këtë takim u diskutua bashkëpunimi bilateral dhe mundësia e përmbylljes së marrëveshjes për bashkëpunim./telegrafi/