LAJMI I FUNDIT:

Beqaj merr pjesë në Punimet e Forumit Ekonomik të Vjenës

Beqaj merr pjesë në Punimet e Forumit Ekonomik të Vjenës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj mori pjesë në Punimet e Forumit Ekonomik të Vjenës, forum ky i cili vlerësohet si shumë i rëndësishëm pasi që grumbullon njerëz të sferës politike dhe ekonomike nga rajoni i Evropës Juglindore, dhe ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit dhe promovimin e investimeve në mes të këtyre vendeve.

Gjatë takimeve të shumta që pati me përfaqësues të vendeve të ndryshme, Beqaj theksoi interesimin e investitorëve potencial për të investuar kapitalin e tyre në Kosovë.

Beqaj po ashtu pati takim bilateral me nënkryetarin e Odës Federale Ekonomike të Austrisë Richard Schenz.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth bashkëpunimit ekonomik Austri-Kosovë, dhe avancimit të këtij bashkëpunimi,pastaj qasjes së përbashkët në fondet e Komisionit Evropian për NVM-të, qasjes së përbashkët në absorbimin e mjeteve nga fondet e IPA-së, përkrahjes së projekteve aktuale në mes të OEK-OEFA-WIFI si dhe lobimit për anëtarësimin e OEK ne strukturat e EUROCHAMBERS.


Në takim është diskutuar edhe për fondet apo kredit e buta të cilat i ofron Austria përmes Control Bank, e cila është bankë në nivel shtetëror dhe e cila ka për qëllim financimin e projekteve zhvillimore, e në veçanti projektet të cilat e kanë prioritet shëndetësinë. /Telegrafi/