LAJMI I FUNDIT:

TC “Kosova e Re”, projekti vazhdon

TC “Kosova e Re”, projekti vazhdon

Projekti për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, mund të vazhdojë edhe me dy ofertues, kështu është vendosur dje gjatë takimit që mbajtën Komiteti Drejtues i këtij projekti nën udhëheqjen e Ministres së Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula.

Megjithatë, në takim u tha se është e domosdoshme që të vlerësohet nëse kjo paraqet mënyrën dhe procesin më të mirë për të nxjerrë përfitime maksimale për Kosovën.

Në fillim të javës së ardhshme, do të mbahet takimi i radhës i Komitetit Drejtues në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore, USAID, Komisionit Evropian dhe pjesëmarrësve të tjerë në këtë proces.

Në këtë takim këshilltarët e transaksionit pas analizave të bëra do t’i rekomandojnë Komitetit Drejtues opsionin optimal për projektin i cili mund të zbatohet me sukses dhe në afatin sa më të shkurtë.


Ndryshe pas tërheqjen nga gara të kompanive RVE AG dhe asaj gjermano-amerikane ENBË/ËGI në garë për ndërtimin e TC “Kosova e Re” kanë mbetur konsorciumi çek-amerikan CEZ-AES dhe ai italo-grek EN-EL & SENCAP. /Telegrafi/