LAJMI I FUNDIT:

BSPK pjesëmarrëse në konferencën e organizuar nga ILO

BSPK pjesëmarrëse në konferencën e organizuar nga ILO

Kryetari BSPK-se Haxhi Arifi dhe nënkryetari Hasan Abazi janë duke marrë pjesë në Sarajevë -Konferenca e Nivelit të Lartë Nën Regjional, të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP)- ILO me seli në Gjenevë, lidhur me ndikimin e krizës ekonomike financiare përkatësisht rregullimin e pagave dhe përgjigjet e politikave.

Në këtë kongres po ashtu marrin pjese edhe përfaqësues nga qeveria dhe organizata e punëtorëve.

Tema të diskutimit në konferencë do të jetë Sintezat e çështjeve kryesore të pagave me përmbajtje të krizës ekonomike financiare, përfshire lidhjet me produktivitetin e ndërmarrjeve dhe konkurrencës, pastaj rregullimi i pagave mekanizmat në regjion. /Telegrafi/