LAJMI I FUNDIT:

1300 miliardë euro investime në Gjermaninë Lindore

1300 miliardë euro investime në Gjermaninë Lindore

Teksa Gjermania përgatitet të festojë 20 vjetorin e Rënies së Murit të Berlinit, një studim i ri zbulon se 1.3 trilionë euro janë transferuar nga Perëndimi në Lindje për rindërtimin e kësaj të fundit, raportohej të shtunën në gazetat vendore.

Raporti i Institutit Kërkimor IWH, me bazë në Halle, tregoi se transfertat neto nga perëndimi në lindje, shumë kjo e barabartë me totalin e prodhimit ekonomik të Gjermanisë në vitin 2008, "ishin rritur në mënyrë të konsiderueshme" në dekadën e fundit, shkruante e përjavshmja Welt am Sonntag.

Dita e hënë do të jetë përvjetori i 20-të i rënies së Murit, të cilin qyteti, dikur i ndarë, do të festojë me 1,000 dominotë e saj me ngjyra të shndritshme që janë ngritur të dielën përgjatë një vije prej 1.5 kilometrash, sipas produktit origjinal të Luftës së Ftohtë.

Lindja ka flakur tej shumë pranga të së kaluarës së saj komuniste, kjo pjesërisht, falë transfertave të sipërpërmendura, por papunësia përsëri mbetet thuajse dyfishi i Perëndimit dhe ekonomistët thonë se ajo është ende shumë vite larg arritjes së motrës së saj të pasur.


Raporti i papublikuar i IWH, fillimisht ishte porositur nga qeveria në vitin 2006, por më vonë ministria e financave e hoqi emrin e saj nga projekti pasi kishte diferenca opinioni mbi mënyrën e llogaritjes së shumave, shkruante gazeta.

Instituti i Kërkimeve Ekonomike IWH, me bazë në Kologne, tha këtë javë se produkti Lindor për frymë pritej të rritej deri në 80 për qind të niveleve perëndimore gjatë dekadës që vjen. Kjo vlerë ka qenë rreth 33 për qind e nivelit të Perëndimit në vitin 1991.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohet me liderë aktualë e të vjetër të botës gjatë prezantimit të eventit historik të së hënës, dhe pritet që në Berlin të mbahen fjalime nga Presidenti Dmitry Medvedev dhe kryeministri britanik Gordon Brown, midis shumë të tjerëve.

Në fjalën e saj të përjavshme, Merkel, e cila asokohe ka qenë një punonjëse shkencore e Berlinit lindor, tha se rënia e Murit ishte "dita më e lumtur e historisë moderne të Gjermanisë ".

Ajo shtoi se kishte shkuar në sauna "si zakonisht të enjteve" kur dëgjoi se kufiri Lindje-Perëndim do të hapej, në eventin që provokoi një kthesë në historinë e shekullit të 20-të.