LAJMI I FUNDIT:

Vala lason produkte të reja

Vala lason produkte të reja

“3 euro” është produkti më i ri i lansuar në treg nga operatori publik mobil Vala, i cili e ofron këtë pako të zërit vetëm për konsumatorët e vet me parapagim.

Vetë emri i pakos, “3 euro”, tregon se, konsumatorët me parapagim të Vala-s, kanë mundësi që vetëm për 3 euro të realizojnë thirrje në kohëzgjatje prej 60 minutash, brenda rrjetit Vala – drejt telefonave fiks të Telekomit të Kosovës në çdo kohë, ndërkohë, që deri më tash me 3 euro konsumatorët kanë mundur të flasin 30 minuta.

Me këtë risi, operatori Vala u mundëson konsumatorëve të vet, të përfitojnë dyfishin e minutave.

“Ofertat e lansuara tregojnë se fokusimi im i vetëm ka qenë dhe vazhdon të mbetet konsumatori dhe përmbushja e kërkesave të tyre, për një komunikim të lirë dhe kualitativ”, ka thënë Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së me rastin e lansimit të këtij produkti.


Pakoja e re “3 euro”, do të ketë afatin e vlefshmërisë një (1 ) javë nga dita e blerjes, ndërkohë, thirrjet brenda rrjetit VALA do të tarifohen për minutë (60 sekonda), ndërsa në rrjetin fiks për çdo minutë bisede nga pakoja do të shpenzohen 2 minuta.

Aktivizimi dhe blerja e pakos, bëhet nëpërmjet thirrjes në numrin 21.

Operatori publik mobil Vala gjithashtu ka lansuar edhe produktin e quajtur Web SMS, dedikuar bizneseve të cilave u mundësohet dërgimi i SMS-ve në sasi të mëdha nëpërmjet Web Faqes së PTK-së, www.valamobile.com.

Produkti tjetër, i lansuar nga Vala wshtw Televoting që ofron zgjidhjen komplete të sistemit të votimit nëpërmjet SMS-ve. Ky shërbim u dedikohet Televizioneve dhe Radiove dhe i mundëson përfshirjen e audiencës së tyre në votimin e garuesve nëpërmjet shërbimit SMS. Ky shërbim atraktiv do të mundësoj inkuadrimin masiv të publikut në emisione të ndryshme në të cilat kërkohet opinioni i tyre.

Të gjitha këto produkte dhe të tjera që do të lansohen në vazhdim, do të jenë shumë konkurruese në tregun e telefonisë mobile në vend dhe me çmime shumë të volitshme. /Telegrafi/