LAJMI I FUNDIT:

Thirrë-Kalimash, tuneli hapet vetëm për disa orë

Thirrë-Kalimash, tuneli hapet vetëm për disa orë

Tuneli i Thirrës, me i gjati dhe më i shtrenjti në Ballkan, do të hapet disa herë në mënyrë të përkohshme brenda këtij viti, por dorëzimi i tij prej kompanisë “Bechtel-Enka” nuk ka gjasa të ndodhë përpara pranverës së vitit të ardhshëm, pothuajse një vit pas inaugurimit plot bujë.

Në Kukës qarkullojnë zëra se tuneli do të hapet për disa ditë para dhe pas Vitit të Ri, për të lehtësuar lëvizjen e emigranteve nga Shqipëria e Kosova, që kthehen për të festuar pranë familjeve.

Kjo hipotezë është përforcuar edhe nga një zyrtar i lartë i Ministrisë së Transporteve, i cili tha se, “Mund të hapet për Vitin e Ri, kur vijnë emigrantë, por vetëm në pranverë mund të flitet për përfundim të veprës”.

Ndërkohë, mësohet se hapja me e afërt e tunelit do të bëhet qysh këtë fundjavë, por vetëm për disa ore, për të lehtësuar lëvizjen e disa njerëzve për të kryer një ritual që në zhargon quhet qoke.


Bëhet fjalë për dhjetëra gazetarë e personalitete të fushave të ndryshme, të cilët do të mblidhen në Kukës në fund të kësaj jave për të marrë pjesë në ceremonitë që do të organizohen me rastin e 50-vjetorit të hapjes së Radio Kukësit. /Telegrafi/tch/