LAJMI I FUNDIT:

BSPK, po shkelen te drejtat e punëtorëve

BSPK, po shkelen te drejtat e punëtorëve

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Pavarur e Ndërtimtarisë dhe Projektimit të Kosovës (SPNP) reagojnë ashpër ndaj shkeljes së të drejtave të punëtorëve të këtij sektori. Kërkojnë nga inspektorati i Kosovës që ta ndalin diskriminimin ndaj punëtorëve dhe të marrin masa ndaj disa punëdhënëseve që bëjnë shkelje drastike ndaj punëtorëve.

BSPK dhe SPNP e Kosovës kërkojnë rritjen e kujdesit me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në punë dhe të shëndetit të tyre, po ashtu edhe eliminimin e çdo forme të diskriminimit dhe keqpërdorimit të tyre. Kjo Sindikatë, fton të gjithë punëtoret e ndërtimtarisë dhe sektorin privat që të anëtarësohen në këtë sindikatë pranë BSPK-së në mënyrë që të bëhet mbrojtja e tyre dhe realizimi i të drejtave të tyre sipas konventave ndërkombëtare dhe ligjit të punës. Me këtë rast apelohet edhe Qeveria që sa më parë të miratojë ligjin e punës në nivel të Kosovës sepse mos miratimi i ligjit jep hapësira të manipulimeve të ndyra.