“3 euro” është produkti më i ri i lansuar në treg nga operatori publik mobil VALA, i cili e ofron këtë pako të zërit vetëm për konsumatorët e vet me parapagim (Prepaid). Vetë emri i pakos, “3 euro”, tregon se, konsumatorët me parapagim të VALA, kanë mundësi që vetëm për 3 euro të realizojnë thirrje në kohëzgjatje prej 60 minutash, brenda rrjetit VALA - drejt telefonave fiks të Telekomit të Kosovës në çdo kohë, ndërkohë, që deri më tash me 3 euro konsumatorët kanë mundur të flasin 30 minuta.
Me këtë risi, operatori VALA u mundëson konsumatorëve të vet, të përfitojnë dyfishin e minutave.
“Lansimi i këtij produkti të ri të operatorit VALA, dhe produkte e shërbime të tjera që do të pasojnë në vijim, dëshmojnë për qëllimin dhe obligimin tim, që unë, ia kam vënë vetes që prej marrjes së detyrës si Kryeshef Ekzekutiv. Ofertat e lansuara tregojnë se fokusimi im i vetëm ka qenë dhe vazhdon të mbetet konsumatori dhe përmbushja e kërkesave të tyre, për një komunikim të lirë dhe kualitativ”, ka thënë Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK Sh.a., me rastin e lansimit të këtij produkti.
Pakoja e re “3 euro”, do të ketë afatin e vlefshmërisë një (1 ) javë nga dita e blerjes, ndërkohë, thirrjet brenda rrjetit VALA do të tarifohen për minutë (60 sekonda), ndërsa në rrjetin fiks për çdo minutë bisede nga pakoja do të shpenzohen 2 minuta.
Operatori publik mobil VALA gjithashtu duke filluar nga sot lanson edhe produktin e quajtur Web SMS, dedikuar bizneseve të cilave u mundësohet dërgimi i SMS-ve në sasi të mëdha nëpërmjet Web Faqes së PTK-së, www.valamobile.com.
Konsumatorët e interesuar për këtë shërbim mund të vizitojnë pikën e shitjes në Prishtinë (te Qafa), ku do të priten me kënaqësi nga stafi i PTK-së të cilët do t’i ofrojnë zgjidhjen më të favorshme varësisht nga kërkesat e tyre.
Produkti tjetër, i cili po ashtu lansohet sot, është Televoting që ofron zgjidhjen komplete të sistemit të votimit nëpërmjet SMS-ve. Ky shërbim u dedikohet Televizioneve dhe Radiove dhe i mundëson përfshirjen e audiencës së tyre në votimin e garuesve nëpërmjet shërbimit SMS. Ky shërbim atraktiv do të mundësoj inkuadrimin masiv të publikut në emisione të ndryshme në të cilat kërkohet opinioni i tyre (zgjedhjen e çmimit të publikut në spektakle të ndryshme, shprehjen e opinionit nëpërmjet votimin në emisione të caktuara, etj).
Të gjitha këto produkte dhe të tjera që do të lansohen në vazhdim, do të jenë shumë konkurruese në tregun e telefonisë mobile në vend dhe me çmime shumë të volitshme. /telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
"Më shtrenjtë se në Amerikë", qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve