LAJMI I FUNDIT:

OPEL nuk shitet

OPEL nuk shitet

Këshilli i drejtorëve të gjigantit automobilistik "GJeneral Motors" mbrëmë vendosi të heqë dorë nga shitja e paralajmëruar e 55 për qind të aksioneve të "Opel"-it prodhuesit kanadez të pjesëve për automjete "Magna Internacional" dhe tërësisht ta mbajë pronësinë ndaj kësaj kompanie automobilistike gjermane.

Me këtë vendim të Këshillit i jepet fund pasigurisë njëvjeçare për ardhmërinë e "Opel"-it dhe kompanisë së dytë-vajzë të "General Motors", ajo britanikja "Voksholl".

Këshilli i drejtorëve të "General Motors"-it njëherit paralajmëroi se së shpejti do të publikojë edhe plan për ristrukturim të "Opel"-it. Pritet që për realizimin e këtij plani gjiganti amerikan të investojë rreth tre miliardë euro.

Vendimi i Këshillit pason pasi dje u publikua se sindikatat e të punësuarve në "Opel" kanë arritur marrëveshje me udhëheqësinë e "Magna Internacional" për shkurtim të shpenzimeve për 390 milionë dollarë, nëpërmjet zvogëlimit të rrogave të së punësuarve.