LAJMI I FUNDIT:

IKEA investon në “Simpo”

IKEA investon në “Simpo”

Kompania suedeze IKEA investoi gjysmë milionë euro në rritjen dhe avancimin e kapaciteteve të kompanisë serbe për mobilje “Simpo”.

Këtë e lajmëroi drejtori i kompanisë Sllagjan Disiq, duke shtuar se me investimin është instaluar një linjë bashkëkohore për qepjen e stofeve, me kapacitet, njëzetëfish më të madh sesa ai aktual.

IKEA dhe “Simpo” në fillim të këtij vitit kontraktuan eksport të garniturave për ulje të prodhuesit serb në objektet shitëse të kompanisë suedeze në Rusi me vlerë prej 5,5 milionë eurove, ndërsa është kontraktuar edhe furnizimi i këtyre produkteve edhe në tregjet e Italisë, Spanjës dhe Portugalisë.