LAJMI I FUNDIT:

Putini paralajmëron ndërprerje të furnizimit me gaz për BE-në

Putini paralajmëron ndërprerje të furnizimit me gaz për BE-në

Rusia paralajmëroi Bashkimin Evropian për ndërprerje të mundshme të furnizimit me gaz për shkak të problemeve me vendin kryesor tranzitor Ukrainën, lajmëruan mediumet në Moskë.

Kryeministri rus Vlladimit Putin ka parashtruar paralajmërimin në bisedën telefonike me kolegun suedez Fredrik Reinfeld, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Evropian.

Putini paralajmëroi udhëheqësinë e BE-së për sinjalet, që arrijnë nga burimet zyrtare në Kiev, për probleme të mundshme në pagesën e gazit rus, që mund të rezultojnë me vështirësi në tranzitin e gazit rus të dedikuar për konsumatorët evropianë, lajmëroi agjencia Interfaks.

Rusia ndërpreu furnizimin e gazit për Evropën Perëndimore përmes Ukrainës në janar të vitit 2006 dhe në fillim të këtij viti, për shkak të mosmarrëveshjeve me Ukrainën lidhur me çmimin dhe pagesën e gazit.