LAJMI I FUNDIT:

Brown: Britania do të dalë nga recesioni në fund të vitit

Brown: Britania do të dalë nga recesioni në fund të vitit

Pas statistikave zyrtare se edhe këtë tremujor GDP e Britanisë së Madhe ka pësuar rënie, Kryeministri Gordon Brown ka dhënë garanci përmes një dekorate të shpërndarë në faqen e internetit të "Downing Street N.10" se ekonomia britanike do të dalë plotësisht nga recesioni pas ndërrimit të viteve.

Pas statistikave, që befasuan edhe vetë ekonomistët se vendi gjendet ende në kthetrat e recesionit, Brown është përpjekur të qetësojë situatën, duke u treguar njerëzve se nuk do t‘u duhet të presin edhe shumë për ta parë vendin përfundimisht të dalë nga kjo gjendje.

Ai këmbënguli se beteja për të ndalur një tjetër Depresion të Madh në vend është fituar dhe paralajmëroi se do të ishte "vetëvrasëse" për ekonominë të shkurtoheshin tani shpenzimet qeveritare, ashtu siç pretendojnë konservatorët.

Në deklaratat e bëra, Kryeministri Brown tha se:


"Edhe pse janë të gjitha shenjat se besimi ka nisur të rikthehet në shumë vende, ne duhet të jemi të kujdesshëm. Sot, më shumë se kurrë, është koha për politika të qarta dhe të vazhdueshme".

"Kjo është arsyeja sepse mund të jetë shumë e rrezikshme ndërprerja e ndihmave nga qeveria që po ndihmon të rinjtë, familjet dhe bizneset që po ndeshen me një nga sfidat më të mëdha të këtij brezi. Beteja për daljen nga kjo situatë u kalua falë vullnetit ndërkombëtar për veprime të koordinuara", përfundoi ai.