LAJMI I FUNDIT:

Buxheti për vitin 2010 – 1 miliard e 461 milionë euro

Buxheti për vitin 2010 – 1 miliard e 461 milionë euro

Qeveria e Kosovës miratoi të shtunën, në një mbledhje të jashtëzakonshme, Projekt-buxhetin e Kosovës për vitin 2010, në vlerë prej 1 miliard e 461 milionë eurosh. Shifra është për 4 për qind më e lartë se buxheti i këtij viti. Kryeministri Hashim Thaçi, premtoi edhe rritje të pagave deri në 6 për qind në të gjithë sektorët....

Kryeministri Thaçi tha se, Projektbuxheti për vitin e ardhshëm është shumë inkurajues dhe kryesisht do të mbushet nga të ardhurat në dogana.

Ndërkohë, detaje për përmbajtjen e plotë të tij në qeveri paraqiti ministri i Ekonomisë, Ahmet Shala, sipas të cilit ky projektbuxhet Kosovës do të mundësojë stabilitetin financiar në kohën kur shumë vende të botës po ballafaqohen më krizë financiare.

Buxheti do të jetë 1 miliardë e 461 milionë euro, prej të cili 35 për qind është dedikuar për shpenzime kapitale”, tha ministri Shala.


Projektbuxheti u miratua unanimisht nga qeveria, ndërsa do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim.