LAJMI I FUNDIT:

Kosova prezanton potencialet turistike

Kosova prezanton potencialet turistike

Në Heiligendamm të Gjermanisë, zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Nehat Ramadani, këshilltar në MTI dhe Bujar Kuqi, drejtor i Departamentit të Turizmit dhe Hotelerisë në MTI, po marrin pjesë në konferencën vjetore të American Tourism Sosiety (ATS), anëtare e së cilës është edhe Kosova.

Në këtë konferencë, zyrtarët e MTI-së përmes materialeve të ndryshme prezantuan potencialet turistike të Kosovës si dhe fushat tjera të rëndësishme që ka Kosova.

Vlen të theksohet se para industrialistëve më të fuqishëm botërorë të turizmit u editua spoti publicitar i Kosovës "Kosovo, the young European".

Prezantimi i Kosovës u përcoll nga të pranishmit me një interesim të theksuar, ku shumica e të pranishmëve u ndanë të fascinuar për resurset dhe mundësitë që ofron Kosova.


Ndërkaq, Devid Perry, kryetar i Bordit të ATS-së dhe Phill Oterson, president i ATS-së, publikuan vendimin e Bordit të ATS-së se konferenca e ardhshme vjetore do të mbahet në Kosovë, në tetor të vitit 2010, gjë që do të ndikojë edhe më tej në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/