Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës që nga 1 Nëntori ka vendosur të ofrojë produktin e ri që ka të bëjë me trajtimin më ndryshe për të gjithe VIP-të komercial si biznesmenët, artistët, këngëtarët, gazetarët etj, praktikë e cila ndiqet në të gjithë aeroportet e tjera ndërkombëtare.
Produkti më i ri i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës quhet “VIP Custumer” dhe përfshinë shërbime të posaçme për këto kategori, me të mbë rritur në aeroport.
Ky shërbim do të ofrohet ndaras nga shërbimi VIP- Protokoll, i cili përfshin personalitet e larta shtetërore dhe politike.
“Kemi menduar që kategori të ndryshme të shquara të shoqërisë si biznesmenë, artistë, gazetarë, këngëtarë kanë nevojë për respekt më të veçantë dhe trajtim më ndryshe si në të gjitha aeroportet e tjera. Përmes shërbimit të VIP Customer këto kategori gjatë qëndrimit të tyre ne aeroport do të përjetojnë një eksperiencë luksoze, të jashtëzakonshme dhe të shpejtë”, tha Drejtori Menaxhues i Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa.
Ekstra shërbimi ndaj VIP komercial përfshin parkingun afër terminalit, Check-in nga punëtorët e Aeroporti pa pritje dhe të posaçëm nga udhëtarët e tjerë, kalimi poashtu i veçantë dhe i shpejtë i kontrollit të pasaportave dhe akomodim në Dhomën e Biznesit ku do te gjejnë komoditet dhe kushte ekstra.
Në Dhomën e Biznesit VIP-të komercial do kenë, kompjuter me lidhje interneti, waireless, Air Condition, Televizion Satelitor, Pije Alkoolike dhe Jo Alkoolike pa-kufizim, Sendwich, ëmbëlsira dhe ushqime të tjera të shpejta.
Gjithashtu edhe përcjellja deri ne Aeroplan do të bëhet me makinë të dedikuar për VIP, ndaras nga udhëtarët e tjerë, ndërsa gjatë gjithë kohës VIP do të jenë të shoqëruar nga stafi i kompanisë i cili do të jap maksimumin për sigurimin e komoditetit të tyre.
“Ofrimi i këtij shërbimi për VIP-të komercial vjen pas blerjes dhe vënies në funksion të Ambulant-Lift, që shërben për bartjen e personave të hendikepuar nga terminali deri në aeroplan. Si menaxhment jemi të përkushtuar që të punojmë për plotësimin nevojave të veçanta për të gjitha shtresat e shoqërisë që udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës”, tha tutje Mustafa.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës pritet që këtë vit të procesojë më shumë udhëtarë prej më së paku 5% nga viti i kaluar. Udhëtari i 1 miliontë kaloi të dielën e kaluar, 20 ditë me herët se në vitin 2008. /telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë, zbulon raporti
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
"Më shtrenjtë se në Amerikë", qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve