LAJMI I FUNDIT:

Obama njofton modernizimin e rrjetit

Obama njofton modernizimin e rrjetit

Ka filluar në SHBA zbatimi i një ndër pikave të programit të presidentit Barack Obama që ka të bëjë me modernizimin me të gjerë në historinë e rrjetit të energjisë elektrike amerikane

Rreth 100 kompani, prodhues dhe qytete do të marrin fonde nga 400 mijë deri në 200 milionë dollarë për të realizuar një rrjet elektrik “smart” në nivelin kombëtar që shkurton kostot dhe shton besimin në një sistem që ka ardhur në rënie.

Obama ka lajmëruar financimet që vijnë nga plani i tij i stimulimit të ekonomisë amerikane me një vlerë prej 787 miliardë dollarësh, pas një vizite në qendrën për energjinë diellore të Arcadia-s, në Florida.

Programi është në linjë me objektivin për të hapur luftë globale kundër konsumimit të tepërt të energjisë dhe ngrohjes klimaterike, për të ndërtuar një “green economy” që të prodhojë një gjeneratë të re të vendeve të punës. /Telegrafi/tch/