LAJMI I FUNDIT:

OPEK, takim në dhjetor për kuotat e naftës

OPEK, takim në dhjetor për kuotat e naftës

Karteli i vendeve eksportuese të Naftës, OPEK do të takohet në dhjetor në Angola për të vendosur mbi një ndryshim të ri të kuotave të prodhimit të naftës.

Aktualisht këto vende prodhojnë 25 milionë fuçi naftë në ditë, por me rritjen e çmimeve me mbi 80 përqind, ministrat e Energjisë të OPEKUt mendojnë se kuotat duhen ndryshuar.

Në tregje, çmimi i arit të zi arriti mbi 75 dollarë për fuçi, por parashikimet për vitin 2010 thonë se çmimi do të mbetet pothuaj i njejtë ndërsa për vitin 2011 do të arrijë në 81 dollarë për fuçi.

Një rol kryesor në rritjen e çmimit të naftës ka luajtur padyshim monedha amerikane që në disa javë ka pësuar një ulje të ndjeshme.


Por OPEK paralajmëron se nëse monedha e gjelbër fuqizohet do të ndikojë padyshim në çmimet e naftës veçanërisht nëse kuotat e prodhimit nuk ndryshojnë.