LAJMI I FUNDIT:

Bie cmimi i naftes

Bie cmimi i naftes

Nafta e papërpunaur sot në bursën e Nju-Jorkut u lirua, e treta ditë me radhë, në rreth 80 dollarë për një barel dhe me këtë edhe më shumë u largua nga rekordi i javës së kaluar për këtë vit, që është pasojë e brengosjes së re rreth intensitetit të rimëkëmbjes ekonomike.

Çmimi i naftës së "lehtë" amerikane për dërgesë termike në dhjetor në Bursën e mallrave në Nju-Jork ra për 32 centë, në 80,18 dollarë për barel, ndërsa në të njëjtën kohë "brent" nafta evropaine në Bursën ndërkombëtare për petroleum në Londër i lirua për 17 centë, në 78,75 dollarë për barel, transmetuan agjencitë botërore.

Rezultatet e dobëta të punës së sektorit industrial amerikan nga java e kaluar shkaktoi brengosje për shpejtësinë e rimëkëmbjes së ekonomisë amerikane, që rezultoi me rënie të indeksit të aksioneve në bursa.

"Tregu është i kujdesshëm kur është në pyetje shtrenjtimi i mëtejshëm i naftës, sepse kërkesa ende është e dobët, ndërsa ekonomia botërore e brishtë", deklaroi analisti i bankës japoneze "Mizuho", Ruiçi Sato.