Ministri italian i Transporteve, Altero Matteoli u angazhua për zgjidhjen e problemit të autorizimeve për transportuesit shqiptarë drejt Italisë, angazhim të cilin e mori gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin Olldashi në Napoli. Problemi i autorizimeve të transportuesve shqiptarë drejt Italisë ndeshet çdo fund viti, për shkak të numrit të kufizuar të tyre nga pala italiane.
Ministri italian i Transporteve, Altero Matteoli u angazhua për zgjidhjen e problemit të autorizimeve për transportuesit shqiptarë drejt Italisë, angazhim të cilin e mori gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin Olldashi në Napoli. Problemi i autorizimeve të transportuesve shqiptarë drejt Italisë ndeshet çdo fund viti, për shkak të numrit të kufizuar të tyre nga pala italiane.
Burime zyrtare nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe telekomunikacionit bëjnë të ditur se për këtë arsye, ministri Olldashi kërkoi një shtesë të numrit të autorizime, për shkak të kërkesave gjithnjë e në rritje të transportuesve shqiptarë drejt Italisë. Gjithashtu, ministri Olldashi zhvilloi një takim dhe me ministrin francez të Transportit, Dominique Bussereau, me të cilin diskutoi për vënien në përdorim të kohëmatësit dixhital për transportuesit shqiptarë. Ministri francez i Transporteve u angazhua të asistojë Shqipërinë në procesin e prodhimit të kartave të kohëmatësit dixhital për ta realizuar atë brenda afateve të përcaktuara nga Bashkimi Europian.
Këto takime u zhvilluan gjatë kohës që ministri Olldashi ishte i pranishëm në konferencën e Rrjetit Pan-Europian të Transportit (TEN-T Days 2009) të mbajtur në Napoli me pjesëmarrjen e ministrave të Transportit të Bashkimit Europian dhe vendeve kufitare. Qëllimi i kësaj konference ishte rishikimi dhe prioritizimi i projekteve të korridoreve kryesore europiane, si dhe zgjidhja e kalimeve kufitare dhe bllokimeve për të gjitha llojet e transportit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë, zbulon raporti
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
"Më shtrenjtë se në Amerikë", qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve