LAJMI I FUNDIT:

Çdo i dyti banor i Maqedonisë përdor internetin

Çdo i dyti banor i Maqedonisë përdor internetin

Gjysma e banorëve të Maqedonisë në kuartalin e parë të këtij viti kanë përdorur internet, që është për 8.5 për qind më shumë se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Këtë të hënën e lajmëroi Enti për statistikë, duke shtuar se 41.8 % e amvisërive në kuartalin e parë të vitit 2009 kanë pasur qasje në internet prej në shtëpi, ndërsa 54.1 % e amvisërive kanë përdorur kompjuter.

Gjithsej 55.5 % e popullatës së përgjithshme të moshës prej 15 deri në 74 vjet kanë përdorur kompjuter në tremujorëshin e parë të vitit 2009, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2008 paraqet rritje prej 5.5 për qind.

Interneti në përgjithsi është përdorur për komunikim, informata dhe o-line shërbime.