LAJMI I FUNDIT:

Malazezët themelojnë aviokompaninë e re maqedone

Malazezët themelojnë aviokompaninë e re maqedone

“Mendoj se Maqedonia ashtu si edhe Mali i Zi ka nevojë për themelimin e e kompanisë shtetërore e cila në mënyra adekuate do t’i mbulonte të gjitha destinacionet ajrore të cilat janë në interes të shtetit. Tani për tani me Qeverinë maqedonase kemi inicuar nismën për avio kompani shtetërore. Por shpresojmë se bisedimet do t’i fillojmë në fillim të vitit 2010”, thotë Zoran Gjurishiq, kryetar i Montenegro Airlines.

“Montenegro Airlines dhe Qeveria e Maqedonisë në mujin janar të vitit 2010 do të fillojnë bisedime për themelimin e kompanisë ajrore shtetërore edhe në Shkup”. Iniciativa e tillë e malazezëve vjen si pasojë e bankrotimit të avio-kompanisë shtetërore maqedonase MAT. Sipas drejtuesve të Montenegro Airlines, themelimi i kompanisë shtetërore në Maqedoni është i nevojshëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të trafikut ajror.

Ministri i Turizmit të Malit të Zi, Predrag Nereziq, thotë se kriza ekonomike botërore nuk ka ndikuar në trafikun ajror malazez, por ka shtuar numrin e udhëtarëve, të cilët kanë shfrytëzuar shërbimet e aeroportit në Podgoricë.

“Montenegro Airlines këtë vit ka gjetur përgjigje të mirë për krizën ekonomike botërore. Do të thotë kur është në pyetje numri i udhëtarëve dhe flururimeve nga Aeroporti i Podgoricës kemi arritur të mbajnë numrin më të madh të kompanive të cilat kanë fluturuar nga ky aeroport. Natyrisht këto nuk janë rezultate spektakolare por duke patur parasysh krizën mund të jemi të kënaqur”, pohon Predrag Nereziq, minisër i Turizmit të Malit të Zi.


Maqedonia për momentin nuk ka kompani ajrore kombëtare, për shkak se MAT-i mbeti pa licencë pune si rezultat i borxheve të larta. Ndërsa Agjencia për fluturime civile, marrjen e licencës të MAT-it e ka arsyetuar me mosdërëzimin e e raportit finaciar nga kompania ajrore për punën e mëtutjeshme.