Institucionet kompetente duhet t’i përgatisin procedurat për të aplikuar në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, thonë ekspertë të ekonomisë, të cilët e quajnë të dobishëm anëtarësimin në këtë mekanizëm financiar.
Pas anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, Qeveria e Kosovës duhet t’i përgatisë procedurat për aplikim edhe në institucionet tjera financiare, siç është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, thonë ekspertë të ekonomisë.
Ali Sadria, madje, thotë se Qeveria e Kosovës është vonuar për aplikim në këtë bankë dhe se koha e humbur duhet të përshpejtohet me intensitet”.
“Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kosovës i është gjetur edhe në momentet më të vështira, edhe kur nuk ka qenë anëtare, sikurse tash, që nuk është anëtare. BERZH-i ka ndihmuar drejt dhe ka nxitur edhe bankat tjera që të jenë afër dhe pranë Kosovës”, thotë Sadria.
Ministri i parë i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë e Kosovës, Ali Sadria, konsideron se përfitimet ekonomike janë të shumta nga anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm.
Edhe ish-ministri tjetër i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, pohon se anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion financiar është i dobishëm. Por, sipas tij, pas anëtarësimit, institucionet kompetente duhet të kenë kujdes për procedurat e kthimit të kredive.
“Unë vlerësoj se është mirë të anëtarësohemi në këtë institucion, sepse mund të ketë dobi. Por, para se të aranzhohet ndonjë aktivitet, apo kontratë, duhet të analizohet me shumë kujdes dhe të vlerësohet si do të ndikojë ajo në të mirë të Kosovës”, thekson Shatri.
Ndryshe, që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vazhdimisht ka ndihmuar projekte të ndryshme, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.
Pavarësisht faktit se Kosova nuk është anëtare e këtij institucioni, vjet më parë, Misioni i Kombeve të Bashkuara ka arritur një marrëveshje me këtë bankë, për mbështetje financiare dhe hua për Kosovën.
Ndryshe, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave tashmë kanë deklaruar se janë duke bërë përgatitjet për të aplikuar në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por ende nuk dihet se kur do të aplikojnë në mënyrë zyrtare.
Sidoqoftë, në këtë institucion janë të përfshira 61 shtete dhe dy institucione ndërkombëtare. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë, zbulon raporti
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
"Më shtrenjtë se në Amerikë", qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve