LAJMI I FUNDIT:

GAZPROM-i kërkon fuqizimin në tregun amerikan

GAZPROM-i kërkon fuqizimin në tregun amerikan

Gjiganti rus i energjisë ''Gazprom'' kërkon të shtrijë veprimtarinë e vet edhe në tregun amërikan. Deklarata është bërë nga president i ''Gazprom'' Marketing & Trading në SHBA, John Hattenberger.

"Objektivi ynë është të futemi fuqishëm në treg… dhe menjëherë të prodhojmë deri në 80 milionë metra kub në ditë në pesë vjet. Ne jemi në kërkim të shoqërive që kanë një pozicion të rëndësishëm në sektorin e gazit në SHBA dhe që kërkojnë të përhapen në Evropë. Gjithashtu, ne do të shesim gaz në Evropë dhe ata do të na shesin gaz në SHBA” tha Hattenberg.

Gazprom-i ka nisur të funksionojë në SHBA në fillim të tetorit, ndërkohe qe dominon tashmë ne tregjet e gazit në Evropë dhe në disa rajone të Azisë. /alsat/