LAJMI I FUNDIT:

PTK, 40 milion euro fitim deri në fund të shtatorit

PTK, 40 milion euro fitim deri në fund të shtatorit

“PTK në fillim të vitit 2009 ka pasur rënie të të hyrave, mirëpo me masat emergjente të ndërmarra në muajt në vazhdim si rezultat i projekteve dhe produkteve të njëpasnjëshme, të cilat i kemi lansuar në treg, uljes së shpenzimeve dhe menaxhimit efikas ka arritur rezultate të jashtëzakonshme ka bërë të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shqyri Haxha, në një konferencë për media.

Ai ka përmendur në veçanti realizimin e neto profitit që sipas gjendjes të nxjerrë në fund të muajit shtator ishte në shumën prej 40 milionë euro që është për 111 për qind mbi planin për periudhën e njëjtë apo thënë ndryshe 42 për qind mbi planifikimin për vitin 2009.
Sipas drejtorit Haxha, janë dhjetë projekte të mëdha që tregojnë për punët kapitale që janë bërë në PTK. Projektet madhore janë këto: licenca e katërt në Shqipëri; fijet optike në shkolla dhe institucione të tjera shtetërore; ristrukturimi i njësive biznesore; Faza e VI (3G); Internet Protocol Television (IPTV); sistemi i ri i BILINGUT; lansimi i numeracionit të ri 045 (50 për qind ngritje e kapacitetit); luftimi i dukurisë SIM TO SIM; ulja e shpenzimeve si dhe rritja e numrit të konsumatorëve dhe e të hyrave financiare.

“Posta dhe Telekomi i Kosovës prej ardhjes time ka shënuar pozitivisht një ndryshim evident. Të gjitha këto kanë ndikuar direkt në rritjen e vlerës së kompanisë, numrit të konsumatorëve dhe rritjes së neto profitit”, ka pohuar dr. Haxha. /Telegrafi/