LAJMI I FUNDIT:

ATK për 9 muaj mbledh 138 milionë euro

ATK për 9 muaj mbledh 138 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë periudhës janar-shtator 2009 ka mbledhur rreth 138 milionë euro të hyra nga tatimet. Ndonëse është tejkaluar plani i parashikuar për këtë periudhë për 1%, të hyrat janë 10.8 milionë më pak, apo 7.3 për qind më të ulëta krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraprake.

Kështu njoftoi drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti, në një konferencë për media në Prishtinë.

Ai theksoi se në rënien e të hyrave kanë ndikuar ulja e normave tatimore dhe hyrja në treg e operatorit të telefonisë mobile IPKO, që ka shfuqizuar ligjin mbi monopolin, sipas të cilit PTK-ja kishte paguar rreth 28 milionë euro.

Haliti theksoi se si rezultat i mbledhjes së detyrueshme, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar rreth 7.7 milionë euro, ndërkaq nga ndëshkimet janë mbledhur 14.4 milionë euro.


Ndërkohë vlera e borxheve të pambledhura vazhdon të jetë mjaft e lartë, thotë Haliti.