LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia botërore para kanosjes nga hiperinflacioni

Ekonomia botërore para kanosjes nga hiperinflacioni

Ekonomia botërore u gjet para pragut të hiperinflacionit, pasi qeveritë e ekonomive udhëheqëse perëndimore janë detyruar të kërkojnë mënyra për zvogëlimin e borxheve kolosale shtetërore, theksohet në analizën e bankës amerikane "Morgan Stenli".

Analistët e bankave tregojnë se nën barën e huazimit të madh, autoritetet e vendeve udhëheqëse industriale ndodhen para dilemës – të shpalin bankrot apo të lejojnë inflacion.

"Është e natyrshme të pritet se do të përcaktohen për mundësinë e dytë", thuhet në analizën, e cila është publikuar sot në Londër.

Ekspertët e "Morgan Stenlit", duke e krahasuar situatën momentale të borxheve shtetërore me gjendjen e financave globale në kushte të luftës afatgjate, tregojnë se sot gjendja ndoshta është edhe më e keqe, pasi problemet e borxheve të mëdha lidhen edhe me vështirësitë lidhur me mplakjen e popullsisë në vendet perëndimore dhe numrin e madh të të papunësuarve në kapacitetet prodhuese.


Banka amerikane paralajmëron se kjo situatë u pamundëson atyre vendeve në perspektivë të mesme të realizojnë tempo të shpejtë të rritjes.