LAJMI I FUNDIT:

Rriten 100 % çmimet e metaleve, përfitojnë eksportet e Kosovës

Rriten 100 % çmimet e metaleve, përfitojnë eksportet e Kosovës

Tregjet botërore kane shënuar ngritje pozitive të çmimeve të metaleve me ngjyrë deri ne 100%. Kjo lëvizje nga ekspertët dhe përfaqësuesit e kompanive prodhuese dhe përpunuese të metaleve, shihet si shansi më i mirë për lëvizje pozitive në Ekonominë e Kosoves...

Tregjet botërore te metaleve me ngjyre kane filluar te shënojnë ngritje te konsiderueshme te çmimeve. Kjo ngritje e çmimeve ka efekte te ndjeshme ne ekonominë e Kosovës, kur dihet se eksportin me te madh te vendit tone e përbejnë produktet e metaleve me ngjyre. Përmirësimi i tregjeve globale ka filluar te përmirësoje bilancin financiar të Trepçës e cila është prodhuesi dhe eksportuesi me i madh i koncentrateve te metalit te plumbit dhe te zinkut.

Kosova ka filluar te shihet si një treg mjaft atraktiv jo vetëm për prodhim por edhe për përpunimin e produkteve te plumbit dhe te zinkut.

Valon Hoti ka ndërtuar një fabrike te përpunimit te produkteve te plumbit dhe te zinkut ne Prizren. Ky investim është pjesë e kompanisë se njohur holandeze ZINKUNIE dhe te gjithë prodhimin e eksporton për ne Holandë prej ku këto produkte shpërndahen ne tregjet evropiane dhe ato botërore.


Prej një viti, kur ZINKUNIE ka filluar prodhimin në Kosove, janë punësuar 25 punëtorë, janë eksportuar mall në vlerë rreth 2.5 milion euro dhe ka filluar ndërtimi i je parku industrial ku do të fillojë edhe përpunimi i produkteve qe prodhohen ne Kosovë.

Ndërkohë, Drejtori i Kompanisë Trepça, thotë se lëvizjet pozitive te çmimeve te metaleve me ngjyre ne tregjet botërore janë një shans i mirë për të shfrytëzuar resurset e mëdha qe ka Kosova ne sektorin e metalurgjisë. /rtklive/