LAJMI I FUNDIT:

BE, 1 miliard euro për vendet e Ballkanit

BE, 1 miliard euro për vendet e Ballkanit

Komisioni Evropian, institucionet financiare ndërkombëtare dhe vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për të vënë në dispozicion 1 miliard euro për investime në Ballkan.

Objektivi është koordinimi i burimeve të ndryshme financiare, hua dhe grante, për projektet prioritare në Shqipëri, Kosovë, Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Për t’u financuar nga ky fond, aplikuesit e vendeve të rajonit duhet të përpilojnë një projekt i cili duhet të marrë parasysh si nevojat e vendit, ashtu dhe prioritetet e BE-së.

Fokusi kryesor është zhvillimi i infrastrukturës, ku përfshihen ndërmarrjet e vogla e të mesme, efikasiteti energjetik, sektori social dhe investimi.


Financimi konsiderohet pjesë e Strukturës së Përbashkët të Grantit. BEI, BERZH dhe Banka e Këshillit të Evropës kanë premtuar të japin 10 milionë euro secili për asistence teknike dhe përkrahje të tjera, në përputhje me procedurat e brendshme përkatëse.

Komisioni Europian deri me tani ka dhënë rreth 110 milionë euro për mbështetje financiare të projekteve të infrastrukturës komunale dhe asistencës teknike dhe Banka e Këshillit të Evropës deklarohet për të rritur kreditimin e saj në rajon për projekte sociale.

Në komunikatën për shtyp, Komisioni Evropian shprehet se Marrëveshja do të nënshkruhet javët e ardhshme. /Telegrafi/tch/