LAJMI I FUNDIT:

Kinë, GDP-ja rritet me 8.9 përqind

Kinë, GDP-ja rritet me 8.9 përqind

GDP-ja në Kinë ka regjistruar një rritje të konsiderueshme prej 8.9 përqind në tremujorin e tretë të vitit, falë masave stimuluese të ndërmarra nga qeveria.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale, sipas të cilave rritja ka ardhur edhe si pasojë e rritjes së investimeve dhe huave bankare, që kanë kompensuar rënien e eksporteve.

Bëhet fjalë për një rritje të shpejtë krahasuar me dy tremujorët e mëparshëm, kur u konstatua zgjerimi i ekonomisë së gjigandit aziatik me 6.1 përqind dhe 7.9 përqind.

Pekini zyrtar duket se do të mbajë kështu premtimin për një rritje ekonomike prej 8 përqind, të caktuar nga qeveria për vitin 2009. /Telegrafi/tch/