LAJMI I FUNDIT:

Dow Jones shënon rritje

Dow Jones shënon rritje

Indeksi Dow Jones, i vlerës së aksioneve, në një prej tregjeve më të ndjekura të botës financiare, është mbyllur me rreth 10 mijë pikë për herë të parë.

Dymbëdhjetë muaj më parë, bankat amerikane ishin në vështirësi prej peshës së humbjeve të mëdha dhe administrata Obama ishte duke bërë më të mirën për të shmangur një kolaps total.

Indeksi Dow është tani rritur në mbi 50 për qind. Analistët thonë se kufiri dhjetëmijë është një arritje e madhe për tregun në New York. Por disa ndjejnë dyshime të vazhdueshme lidhur me qëndrueshmërinë e rimëkëmbjes aktuale.

Bernie McSherry zëvendëspresident i kompanisë Cuttone thotë: "Në një farë sensi kjo do të thotë shumë, por në një këndvështrim tjetër nuk do të thotë asgjë."


"Kjo varet nga ajo që do të bësh që prej këtij momenti e tutje. Mendoj se është vërtetë e rëndësishme të kujtojmë se ku ishim gjashtë muaj më parë."

"Fakti që arritëm masën 10 mijë të jepë një ide lidhur me aftësinë ripërtëritëse të tregjeve. Është një kthim i mrekullueshëm"."Nëse mund ta vazhdojmë këtë, mbetet për t’u parë," tha Bernie McSherry.

Edhe tregjet në Azi janë hapur me vlera të larta aksionesh. Këto janë tregjet e para që happen pas lajmeve të mira në bursën e New York. /bbc/

Indekset në Japoni, Tajvan dhe Australi që të gjitha u hapën me mbi 1 për qind.