LAJMI I FUNDIT:

Gjermania e Kina lidhin kontrata me vlerë miliardëshe

Gjermania e Kina lidhin kontrata me vlerë miliardëshe

Sipërmarrjet gjermane dhe kineze kanë nënshkruar kontrata me vlerë prej disa miliardësh, gjatë vizitës në Berlin të zëvendëspresidentit kinez, Xi Xhinping....

Ministri gjerman i Ekonomisë, Karl Teodor zu Gutenberg, zhvilloi me Xinë një bisedë shumë të hapur, u shpreh politikani kristiansocial. Në bisedë nuk janë kursyer as temat kritike. Mysafiri nga Pekini diskutoi më parë me Presidentin gjerman Horst Kohler dhe Kancelaren Angela Merkel mbi çështje ekonomike, konfliktin me Iranin si dhe politikën e klimës.

Zyra e Kancelares theksoi se takimi ishte zhvilluar në një "atmosferë tejet miqësore". Sot (e martë), Xi do të hapë bashkë me Merkelin Panairin e 61 të të Librit në Frankfurt. Këtë vit Kina është mysafire nderi.