LAJMI I FUNDIT:

Taçi lëshon spekulimin tjetër: Kam 7 miliardë euro, do blej Milanin

Taçi lëshon spekulimin tjetër: Kam 7 miliardë euro, do blej Milanin

President i kompanisë Taçi Oil, Rezart Taçi, ka kërkuar të blejë ekipin e futbollit të Milanit dhe ka nxitur me këtë rast ilaritet dhe kërshëri në shtypin italian, por edhe tej këtij. Në një intervistë për gazetën Corriere dello Sport, presidenti shqiptar i një kompanie të madhe nafte dhe njëherazi finacuesi i një ekipi shumë modest futbolli, Gramozi i Ersekës, ka thënë për këtë gazetë se ai ka gati 700 milionë euro për të marrë pronësinë mbi klubin gjigand dhe historik të futbollit italian dhe botëror.


Ndonëse grupi Fininvest ka deklaruar se nuk asfare në plan shitjen e Milanit, biznesmeni shqiptar Razart Taçi e bën më të qenësishëm ilaritetin dhe thotë se ai do ta blejë atë. Madje ai thotë se ka takuar Berluskonin që i ka thënë se nuk e shes klubin, por Taçi thotë se ka lekët për ta blerë.

Shtypi italian ka nisur të kujtojë mashtrimin e këtij biznesmeni për blerjen pak kohë më parë të klubit të Bolonjës, duke bërë humor të zi pasi ai nuk mundi të blejë këtë klub për 20 milionë euro dhe tashmë po kërkon një gjigand që kushton 700 milionë euro. Në shtypin iltalian megjithatë kanë nisur edhe hamendësimet se si mundet një biznesmen i tillë të bëjë të tilla oferta dhe nuk mënon të përmendë faktin që ai ka blerë kompaninë shtetërore të ARMO-s pa para dhe ka lidhje të ngushta me politikën dhe kryeministrin Sali Berisha.

Ekonomia shqipotare ka një vlerë që ëhstë rreth 10 miliardë euro, kaq është GDP sipas qeverisë dhe ministrisë së Financave dhe Taçi ka thënë se ai ka një pasuri prej 7 miliardë eurosh. Kësisoj Taçi duket se është pronar i 70 % të ekonomisë shqiptare. Kjo do të thotë që revista Forbes i ka bërë një padrejtësi këtij që nuk e ka numëruar tek 100 miliarderët më të pasur në botë. Shtypi Italian thotë se Rezart Taçi udhëheq një grup, i cili kontrollon gjysmën e tregut shqiptar të naftës.


“Ka tri degë: “Taçi Oil”-in, e themeluar më 2000 (400 punëtorë, 200 milionë euro xhiro), e cila ka 100 distributorë benzine. “Anika” (e cila mban emrin e së motrës, 34 vjeç), me seli në Gjenevë, është pjesë e një konsorciumi amerikano-zviceran dhe merret me import-eksportin e rreth 38 markave të naftës, me 600 distributorë. Në fund, falë dhe lidhjeve të konsoliduara politike, Taçi la një shije te keqe në Bolonjë: dëshironte të blinte klubin kuq e blu, por më pas nuk u bë gjë. Por ai ka një shpjegim edhe për këtë: “Kujdes keqkuptimet! Çdo gjë ishte e mbyllur në rastin e Bolonjës, por nuk kam ndryshuar absolutisht mendje për arsye ekonomike. Në fund të fundit kompania ime faturon 7 miliardë euro dhe do t’i masë mirë hapat e saj. Le të themi se si tifoz kuqeblu mendova se do të ishte mirë të bëja dhe pak durim”,” shkruhet në Gazetta dello Sport.