LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti në Serbi do të prodhohet “punto” me gaz

Së shpejti në Serbi do të prodhohet “punto” me gaz

Fabrika serbe për automobila “Zastava” publikoi se përgatitjet për fillimin e prodhimit të “punto”-s me gaz janë në përfundim e sipër. Sipas mediumeve serbe, vendimin përfundimtar për fillimin e prodhimtarisë së “punto”-s së re me gaz do ta marrë “Fiat”-i, i cili është pronar i “Zastava”-s.

Se sa interesim i madh sundon për “punto”-n e re me gaz, flet e dhëna që e-mail-i zyrtar i “Zastava”-s është mbuluar me letra të qytetarëve, të cilët pyesin se kur do të mund ta blejnë makinën e re.

Udhëheqësia e fabrikës në Kragujevc konfirmoi se deri në fund të vitit do të përmbushet plani për prodhimin e së paku 15.000 “punto”-ve.