LAJMI I FUNDIT:

Pesimizmi i dollarit po arrin fundin

Pesimizmi i dollarit po arrin fundin

Pesimizmi rreth valutës së SHBA është në tregues ekstremë dhe sinjalizon se dollari po arrin fundin e rënies, tha të premten analisti i vjetër amerikan Robert Prechter. Dollari është në rënie dhe tregjet e aksioneve janë në ngritje',-' tha Prechter, i cili u bë i njohur në botë kur parashikoi shembjen e tregjeve të aksioneve në vitin 1987, dhe është themelues e president i analistëve Elliott Wave International në Gainesville të Georgias

“Indeksi i dollarit është gati të ngrihet për një vit ose më shumë”,- tha Prechter, i cili parashikon se indeksi i dollarit do të ngrihet mbi kuotën e fundit maksimale që arriti në mars të këtij viti.

Teksa ekonomia zhytet në deflacion në një tjetër raund dështimesh bankare, tregjet amerikane të aksioneve gjithsesi, “midis periudhës së tanishme dhe fundit të vitit që vjen, do të jenë më të lira se më e ulëta e marsit 2009′,-‘ tha ai.