LAJMI I FUNDIT:

FMN: Ekonomia shqiptare ne përmirësim

FMN: Ekonomia shqiptare ne përmirësim

Ministri i Financave te Italisë dhe përfaqësuesi i vendeve te rajonit në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Giulio Tremonti, raportoi në Stamboll së “ekonomia shqiptare pritet te kthehet te rritja ekonomike pozitive brenda këtij viti” dhe se “sistemi financiar si dhe bilancet e kompanive mbeten te shëndosha”.

Në analizën e tij për vendin tonë, Tremonti deklaroi se themelet ekonomike te Shqipërisë janë te shëndosha dhe se rritja ekonomike këtë vit ehte mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe është financuar gjerësisht nga buxheti”.

Tremonti raportoi para Komitetit Financiar te FMN-se ne takimin vjetor te vjeshtës që u zhvillua në Stamboll.

FMN rriti vlerësimin për rritjen e PBB-se te Shqipërisë nga 0.4 ne 0.7 për qind te PBB-se javën e kaluar ndërsa parashikoi një rritje te dobët prej 2.2 për qind për vitin 2010.