LAJMI I FUNDIT:

Ekziston një rrezik real që prodhimi global i naftës të arrijë pikun dhe me pas rënien brenda vitit 2020.

Kështu thotë një raport i Këshillit të Kërkimeve për Energjinë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili deklaron se ekziston një konsensus i përgjithshëm se epoka e naftës me çmim të lirë po përfundon.

Por institucioni paralajmëron se shumica e qeverive, përfshire atë britanike, ekspozojnë vetëm një pjesë të vogël të shqetësimit përsa i përket shterimit të naftës.

Autorët e raportit deklarojnë gjithashtu se 10 prodhuesit me të mëdhenj të naftës në botë kanë filluar të pësojnë rënie.


Nga njëra anë janë ata qe deklarojnë se furnizimet globale kanë arritur kulmin dhe se qeveritë nuk janë të përgatitura për t’u përballur me krizën që do të godasë ekonomitë në vitet e ardhshme.

Ndërsa nga ana tjetër janë kompanitë e naftës dhe shumë analistë të çështjeve energjetike që hedhin poshtë deklaratat se furnizimet me naftë po mbarojnë. /Telegrafi/tch/