LAJMI I FUNDIT:

Rimëkëmbja ekonomisë ndikon ne rritjen e bursave

Rimëkëmbja ekonomisë ndikon ne rritjen e bursave

Sinjalet që tregojnë rimëkëmbje të ekonomisë globale dhe parashikimet për rritje të fitimeve të kompanive ka çuar në një tjetër ditë pozitive për bursat amerikane.

Indekset Dow Jones dhe Standard and Poor shënuan nga një rritje me 1.37 %, në një kohë që Nasdaq u rrit me 1.71 %.

Optimizmi ekonomik ka çuar edhe në rritje të çmimeve të naftës. Ari i zi arriti në kuotën e 70.41 dollarë për fuçi.

Po kështu rimëkëmbja e ekonomisë duket se ka dhënë efekte edhe në stabilizimin e çmimeve të energjisë. Aksionet e Exxon Mobil shënuan një rritje me 1.6 %.


Australia nga ana tjetër, është bërë vendi i parë në grupin e 20 fuqive më të mëdha botërore, që ka vendosur të rrisë normën bazë të interesit.

Ekspertët e Bankës Qëndrore në vend thanë se tashmë rreziku më i madh për ekonominë ka kaluar dhe se ekonomia globale po fillon të ecë me një trend zhvillimi.